VIDEO/ Zjarr i madh në Llaman, flakët rrezikojnë banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut te qytetit te Himares, ne zonen e quajtur Llaman, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Situata mbetet problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. Autoritetet po ndërhyjnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun që ato t’u afrohen banesave. Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.
Burimi:
syri.net