VIDEO / Protestuesit ulen para Kuvendit, Policia hap rrugën me autobot dhe lotsjellës! Has në rezistencë të dhunshme
Ka sërish tensione para Kuvendit. Pas hedhjes së sprej lotsjellës dhe ujit me piper, policia ka hedhur edhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë ato. Pas kësaj ka arritur që të dalë nga Kuvendit edhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi. Ndërsa një pjesë tjetër e deputetëve kanë përdorur dalje alternative për t’u larguar. Situata është përshkallëzuar. Ka pasur përplasje mes efektivëve dhe protestuesve. Gjithashtu përpara Kuvendit ndodhet edhe një autobot, i cili ka hapur rrugen duke shperndare protestuesit. Keta te fundit iu kunderpergjigjen Policise me mjete te forta. Nderkohe efektivet kane nisur edhe shoqerimin e disa prej pjesemarresve ne tubimin e dhunshem.
Burimi:
javanews.al