VIDEO – Nëna dhe dy fëmijët e mitur humbën jetën në Domen të Postribës, kishin ardhur nga Gjermania
Ora 13.10 e kësaj të mërkure, ka qenë fatale për familjen Çobaj nga fshati Domen i Postribës. Nëna Bleona, 24- vjeç, dhe dy fëmijët e saj të mitur 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çobaj, kanë humbur jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes.Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, kryefamiljari Besmir Çobaj, 35- vjeç, me familjen e tij dhe me vjehrrin, ishin drejtuar për tek banesa në pronësi të tyre. Në një moment, 35- vjeçari dhe vjehrri i tij janë larguar për të blerë diçka në qendër të fshatit, ndërsa në banesë kanë mbetur nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Dyshimet janë se nëna 24- vjeçare, ka tentuar të ndezë...
Burimi:
sarandanews.com