VIDEO/ Me çekiç dhe kallashnikov, hajdutët thyejnë xhamat e argjendarisë dhe grabisin çdo gjë

VIDEO/ Me çekiç dhe kallashnikov, hajdutët thyejnë xhamat e argjendarisë dhe grabisin çdo gjë

Këto janë pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz të shtunën e kaluar, ku dy persona, që siç duken në pamje kanë qenë të armatosur me Kallashnikov dhe çekiç, kanë thyer çdo gjë dhe kanë grabitur sendet me vlerë. Një argjendari në Kamëz u grabit të shtunën nga dy persona të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, kur autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor. Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen...