VIDEO/ Makina shkrumbohet totalisht përgjatë aksit Berat-Lushnjë, shpëtojnë mrekullisht tre persona

VIDEO/ Makina shkrumbohet totalisht përgjatë aksit Berat-Lushnjë, shpëtojnë mrekullisht tre persona

Digjet totalisht një makinë tip Benz në rrugën nacionale Berat - Lushnjë në afërsi të fshatit Çukas. Në mjet udhëtonin tre persona të cilët në momentin që kanë parë tym në automjet kanë hapur krahun dhe kanë dalë jashtë duke shpëtuar pa asnjë lëndim. Është njoftuar zjarrfikësja e Lushnjës, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por automjeti është djegur totalisht. Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.