VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit në Lezhë-Milot me tre të plagosur
Kanë dalë pamjet aksidentit me tre të plagosur përgjatë rrugës nacionale Lezhë-Milot, ku për pasojë 3 persona janë plagosur, ndërsa njëri ndodhet në gjendje më të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Tresh’. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
syri.net