VIDEO/ Autori i zuri pritë – Momenti kur goditet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

VIDEO/ Autori i zuri pritë – Momenti kur goditet kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi

Syri ka siguruar videon me momentin kur goditet fizikisht, kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi. Siç shihet dhe nga pamjet, personi shihet teksa priste kreun e AKU, Shkodër për ta goditur, ndërsa një kalimtare aty pranë trembet nga ngjarja e rëndë dhe ikën e frikësuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori i saj. Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës...