Veliaj kërkon lirinë me garanci pasurore, rekurs në Gjykatën e Lartë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. AIi e ka paraqitur kërkesën më 6 maj, duke kërkuar që masa e “arrestit në burg” të hiqet dhe të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrim për paraqitje periodike në organet përkatëse. Kryebashkiaku ishte dje prezent në seancën që u zhvillua në Gjykatën Administrative, ku u shqyrtua padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Ai ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, akuza që janë hedhur poshtë prej tij.
Burimi:
javanews.al