Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali. A2 CNN raporton se kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit i është aprovuar leja nga SPAK për të shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten. Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në kuadër të procedimeve penale të zhvilluara nga SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.