Vau i Dejës, transportonte një minë me telekomandë, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Vau i Dejës, transportonte një minë me telekomandë, një i arrestuar, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Remote”, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Spitallë, Durrës. Sipas Policisë, 38-vjeçari u kap në fshatin Stajkë, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte. Në mjet u gjet dhe u sekuestrua një minë me telekomandë, e lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti, një maskë dhe dy telefona celularë. Në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Durrës, i...