Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e tokës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.