U shpall në kërkim nga SPAK, dorëzohet në polici Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes

U shpall në kërkim nga SPAK, dorëzohet në polici Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes

Erjon Rama, një prej personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, u dorëzua të enjten në polici. Erjon Rama është nipi i Fatmir Ramës, i njohur edhe si Miri i Xhikes, i vrarë në biznesin e tij në vitin 2003. Gjykata e Posaçme ka miratuar një masë sigurie “arrest në shtëpi” ndaj Ramës, pasi dyshohet se pastronte paratë e grupit kriminal. Përveç tij, në kërkim është edhe i vëllai, Adrian Rama.