U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për 11 të pandehurit që u ndanë nga dosja Veliaj për shkak se kërkuan gjykim të shkurtuar. Në seancën e sotme ka relatuar konkluzionet e saj e penduara e drejtësisë Adela Kondakçiu. Kjo e fundit ishte financierja e disa shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse te Ajola Xoxës. Kondakçiu po ashtu ka edhe statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë. Para Gjykatës së Posaçme ajo është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë përfitimi. Avokati tha se e mbrojtura prej tij ka pranuar të marrë pjesë në aktivitetin kriminal, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Xoxës. “Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka patur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar...