U merrnin para shqiptarëve përmes mashtrimit, pranga francezit, në kërkim gjermani

U merrnin para shqiptarëve përmes mashtrimit, pranga francezit, në kërkim gjermani

Finalizohet operacioni policor i koduar “Posta e Rreme 2”, goditet një tjetër skemë mashtrimi kompjuterik përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik, finalizoi operacionin e koduar “Posta e Rreme 2”. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetas të huaj kishin krijuar faqe të rreme që imitonin faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe, nëpërmjet dërgimit të SMS-ve me linqe mashtruese, synonin të merrnin të dhëna personale dhe bankare të qytetarëve shqiptarë, me qëllim përfitimin e paligjshëm të vlerave monetare nga llogaritë e tyre bankare. Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi francez Z. K., 22 vjeç, si dhe u...