U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes
24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi nënën, ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga grupi hetimor. Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur rreth pesë orë, pas plagëve të rënda të marra nga arma e zjarrit. Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht ndërhyrjes së gjatë të ekipit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë e rënduar dhe ajo mbetet nën kujdes intensiv. Çfarë ndodhi? Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Nertil...
Burimi:
javanews.al