U largua nga rrjeti i drogës për një jetë të re, shqiptari i bëjnë atentat në Itali
Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati në Itali, pasi dyshohet se kishte vendosur të largohej nga një rrjet i trafikut të drogës dhe të niste një jetë të re. Sipas mediave italiane, shqiptari me inicialet K. R. u qëllua me armë zjarri në shpatull më 1 korrik, në zonën Zianigo di Mirano, në Venecia. Ai ka mundur t’i shpëtojë sulmit pasi është fshehur në një zonë me bimësi, pranë banesës së babait të ish-të dashurës së tij. Hetimet e zhvilluara nga Karabinierët e Venedikut, nën koordinimin e Prokurorisë, kanë çuar në arrestimin e dy personave, 44 dhe 39 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armës së zjarrit. Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet italiane gjetën...
Burimi:
syri.net