U largua nga banesa tre ditë më parë, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Sipas njoftimit zyrtar, në vijim të informacionit të dhënë një ditë më parë për largimin e saj nga banesa, sot rreth orës 09:00, shtetasja V. B., 73 vjeçe, është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Osum. Nga të dhënat paraprake rezulton se e moshuara vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa më datë 22.04.2026. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me largimin nga banesa të shtetases V. B., 73 vjeçe, ju bëjmë me dije se sot, rreth orës 09:00, në lumin Osum, në fshatin Gradishtë, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete . Nga...
Burimi:
javanews.al