U kap në Greqi me kërkesë të SPAK, Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë
Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë, sipas raportimeve të mediave greke. Shtufi, i cili është mes rreth 20 biznesmenëve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, u ndalua nga autoritetet greke pas një operacioni ndërkombëtar që lidhet me hetime për pastrim parash dhe trafik droge. Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa pala greke po shqyrton kërkesën në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit juridik. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Shtufi ka deklaruar se nuk pranon të ekstradohet në Shqipëri, çka pritet të zgjasë procedurat ligjore dhe të kalojë çështjen në shqyrtim gjyqësor në Greqi. Emri i tij është pjesë e...
Burimi:
javanews.al