U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë së Dibrës, pasi u kap në flagrancë duke ruajtur i armatosur një parcelë me 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Guri i Zi. Sipas policisë, në kuadër të operacionit antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në një zonë të pyllëzuar ku arrestuan shtetasin L.M 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, efektivët sekuestruan një armë zjarri tip pushkë dhe 6 fishekë, të cilat dyshohet se përdoreshin për ruajtjen e parcelës. Një pjesë e bimëve narkotike u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Në vijim të hetimeve, policia nisi procedim penal në gjendje të...
Burimi:
opinion.al