U ekzekutua me kallashnikov, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14. Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç, i cili, sipas informacioneve paraprake, ishte pjesë e Forcave të Armatosura. I riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa nga të dhënat e para të hetimit dyshohet se është përdorur një armë e llojit kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar dhe ka nisur menjëherë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postoblloqe, ndërsa kontrollet po vijojnë në disa akse...
Burimi:
ntv.al