U arrestuan pas operacionit “Shpirti”/ SPAK çon në gjyq 5 të pandehurit, ja për çfarë akuzohen

U arrestuan pas operacionit “Shpirti”/ SPAK çon në gjyq 5 të pandehurit, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi kalimin për gjykim të çështjes penale të vitit 2019, që lidhet me veprimtari të dyshuara të trafikut të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Në bankën e të akuzuarve do të ulen Erjon Hoxhara, Eltion Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza, të cilët akuzohen për vepra penale që përfshijnë trafikim narkotikësh, kultivim të bimëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të këtij grupi. Sipas vendimit të gjyqtares Olkeda Lice, tre prej të pandehurve: Shusha, Drolli dhe Hamza, akuzohen edhe për kultivim të bimëve narkotike dhe raste të trafikut të narkotikëve të mbetura në tentativë. Gjykata...