U arratis në sy të efektivëve, kush është Hasan Ferracaku që hetohet për vrasjen e 4 personave
Edhe pse ruhej 24 orë nga efektivë të policisë jashtë banesës së tij në Shkodër, Hasan Ferracaku ka arritur që të arratiset pa lënë asnjë gjurmë. Por kush është Hasan Ferracaku? Hasan Ferracaku është një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur. Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani bën me dije se Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës, por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruajtjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur. Ferracakut, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në...
Burimi:
ntv.al