Ardian Çapja nuk lejohet të marrë pjesë në varrimin e nënës

Ardian Çapja nuk lejohet të marrë pjesë në varrimin e nënës

Ardian Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm, nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në orën 14:00 në Elbasan. Sipas burimeve, Çapja kishte kërkuar leje për të dalë nga burgu dhe për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore. Për këtë arsye, Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë së Shtetit, duke kërkuar të dinte nëse uniformat blu do të merrnin përsipër shoqërimin dhe garantimin e sigurisë së tij gjatë transportit. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve. Për pasojë, Çapja nuk ka mundur të dalë nga burgu dhe të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij....