U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali

U aksidentua gjatë punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, disa ditë pasi u aksidentua rëndë gjatë punës, kur u godit nga një shtyllë telekomunikacioni. Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, u plagos më 26 qershor në zonën e Due Carrare, në provincën e Padovës. Sipas mediave italiane, i riu humbi menjëherë ndjenjat pas incidentit dhe u transportua me helikopter drejt spitalit në Padova, ku u shtrua në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, 27-vjeçari ndërroi jetë më 30 qershor. Burimet bëjnë të ditur se ekzaminimet e kryera pas aksidentit treguan menjëherë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë. Vdekja e Floriano Canit është një tjetër rast fatal në vendin e punës në provincën e Padovës, duke rikthyer në vëmendje...