Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një i lënduar
Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Udënisht, ku janë përfshirë tre mjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona në rrezik për jetën. Vetëm pak ditë më parë në këtë aks nacional një tjeër aksident me një të vdekur dhe tre të plagosur.
Burimi:
vizionplus.tv