Tre emra, 3 ditëlindje, 3 pasaporta! Kush i dha trafikantit të kokainës dokumentat në Kosovë e RMV?

Tre emra, 3 ditëlindje, 3 pasaporta! Kush i dha trafikantit të kokainës dokumentat në Kosovë e RMV?

Një nga personat që SPAK dyshon se ka qenë pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës rezulton të jetë pajisur me dokumente identifikimi dhe pasaporta nga tre shtete të ndryshme, duke përdorur tre emra dhe tre data lindjeje të ndryshme. Dokumentet e siguruara nga “MaShqip” në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme hedhin dritë mbi atë që mund të kthehet në një skandal institucional për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas dosjes, i dyshuari figuron në Shqipëri si Alfredo Hamzai, i lindur në Vlorë më 19 qershor 1972. Në Kosovë ai rezulton me identitetin Genc Bedini, i lindur në Vlorë më 17 nëntor 1974, i pajisur me letërnjoftim me numër ID1547638 dhe pasaportë të...