Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët e dy grupeve kriminale

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët e dy grupeve kriminale

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale (shqiptarë e të huaj) që kanë transportuar mbi 650 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë gjatë vitit 2023-prill 2024. Për 19 prej tyre u vendos dënimi me 104 vite burg gjithsej, teksa 4 prej anëtarëve u shpallën të pafajshëm. Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave  6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Endri Seiti,...