Nga divorci te droga, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Nga divorci te droga, dy pistat e hetimit për ekzekutimin e babë e bir në Dukagjin

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e atentatit të dyfishtë në Dukagjin, ku mbetën të vrarë Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, ndërsa bashkëfshatari i tyre, Lazër Bashi, mbeti i plagosur rëndë. Sipas gazetarit Elton Qyno, grupi hetimor dhe policia kriminale e Shkodrës po përqendrohen në dy pista kryesore për zbardhjen e motivit të ngjarjes. Njëra lidhet me konfliktet familjare dhe veçanërisht me divorcin e 57-vjeçarit Lekë Gjoni nga ish-bashkëshortja e tij. Në kuadër të hetimeve, policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre ish-kunetër dhe të afërm të ish-gruas. Pista tjetër lidhet me aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Dukagjinit, një fenomen që prej vitesh është evidentuar në këtë rajon dhe që është marrë në...