Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë. Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Burimi:
javanews.al