Tragjike! Ishte duke punuar në arë me të atin dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Tragjike! Ishte duke punuar në arë me të atin dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Orziaj  ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po lahej në lumin Osum. Sipas informaconeve paraprake 15-vjeçari Fatjon Sadushi, që ishte duke punuar me të atin në arë, ka hyrë në lumë për t’u freskuar, por rrjedha e lumit e ka marrë disa metra poshtë. Babai i të miturit ka hyrë në lumë për ta shpëtuar, por fatkeqësisht e ka nxjerrë të birin pa shenja jete. Trupi i 15-vjeçarit është dërguar në morg, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Në fshatin Orizaj, gjatë kohës që po lahej në lumë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 15-vjeçar, banues në Orizaj, Berat. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si...