Tragjedi në futbollin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku
Një aksident me makinë i ka marrë jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke ecur në aksin Prishtinë-Mitrovicë. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga mediat kosovare. Bunjaku konsiderohej një nga futbollistët e talentuar të brezit të tij, ndërsa gjatë karrierës ishte aktiv në disa klube të futbollit kosovar ndërsa së fundmi luante për Elbasanin. Ai kishte veshur edhe fanellën e përfaqësueses së Kosovës U-21. Ndarja e tij e parakohshme ka tronditur komunitetin sportiv në Shqipëri dhe Kosovë, me shumë mesazhe ngushëllimi që kanë vërshuar në rrjetet sociale nga klube, tifozë dhe figura të futbollit.
Burimi:
javanews.al