Trafikuan 7 ton kokainë, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj
Identifikohen emrat e anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi. Mësohet se ata janë: Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi, Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku alias Anton Tamure, Florjan Vuka alias Vathaj, Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa, Anton Kola dhe Ilir Lazri. Sipas hetimeve të SPAK, aktiviteti i grupit kriminal është zhvilluar gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine dhe në disa shtete europiane si Holanda dhe Belgjika, ku janë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës përmes porteve të Roterdamit dhe Amsterdamit. Në dosje përmenden disa ngarkesa të mëdha droge të fshehura në kontejnerë me produkte ushqimore si fruta të ngrira, peshk ton, banane dhe rrush...
Burimi:
javanews.al