Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat, pjesë e një grupi kriminal

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat, pjesë e një grupi kriminal

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Në pranga ka rënë K. K. 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle me akuzën për trafik narkotikësh. I arrestuar akuzohet se në bashkëpunim ka trafikuar në Spanjë 82.84 kh kokainë të fshehur në një kontejner, lëndë e sekuestruar në shkurt të këtij vitit në portin e Vigos në Spanjë. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/Finalizohet nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, faza e 93-të e operacionit të koduar “Operacionalja”. Kapet në Vlorë, pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet për trafikim të një kontejneri me 82.84 kg Kokainë, sekuestruar më datë 05.02.2026, në portin e Vigos, në Spanjë. Si rezultat i shkëmbimit në...