Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Pronarët e një agjencie udhëtimi në Luzern të Zvicrës dyshohen se kanë transferuar para droge drejt Shqipërisë. Raporte të reja tregojnë si funksiononte sistemi dhe kush qëndron pas tij, njofton portali zviceran Zentralplus. Një rrugë e qetë në mes të Tiranës gjendet një këmbimore valutash. Ajo pothuaj nuk bie në sy. Këtu, shkruan portali zviceran Zentralplus, janë transferuar nga Zvicra para të fituara nga tregtia me drogë. Në anën tjetër të rrugës së gjatë të transferimit të parave gjendet një agjenci udhëtimi në Luzern të Zvicrës qendrore. Të përfshirët në këtë vepër dyshohet se kanë përdorur sistemin “havala”. Në këtë sistem, një person dorëzon para në një vend dhe merr një kod; me këtë kod, ai mund të tërheqë të njëjtën shumë në një vend...