Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

Operacioni, nga Komisariati Nr. 1, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me kanosjen e djeshme, me mjet prerës, të drejtuesit të një taksie, nga pasagjeri, i cili i vodhi paratë dhe varësen. Autori u kap dje, menjëherë pas krimit, i fshehur në territorin e fshatit Qeha. Nga hetimet rezultoi se ai është autor edhe i 5 vjedhjeve me armë/dhunë, kryer gjatë muajit qershor, në Tiranë, Krujë dhe Durrës. Sekuestrohen varësja e vjedhur dhe 1 celular. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit për një vjedhje në një taksi në lëvizje në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ku pasagjeri kishte kanosur drejtuesin, me mjet prerës, dhe i kishte marrë një shumë parash dhe varësen që mbante...