Tirana dhe Londra ndajnë paratë nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Tirana dhe Londra ndajnë paratë nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan se një marrëveshje për ndarjen e pasurive nga krimi, ka dhënë rezultatin e parë konkret, pasi dy shtetet do të ndajnë mijëra paund të përfituara nga rrjetet kriminale. Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, që u arrit muajin e kaluar, por u bë publik vetëm sot. “Marrëveshja lidhet me një çështje penale të përfunduar, për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në juridiksionin e Anglisë dhe Uellsit. Pas përpjekjeve për rikuperimin e pasurive nga autoritetet britanike dhe shqiptare që punuan së bashku, të ardhurat nga krimi u identifikuan dhe u rikuperuan me sukses në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara...