Theu masën ‘arrest në shtëpi’ dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet 45-vjeçari
Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi G. Gj., 45 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci. Ndërkohë, pas kryerjes së vjedhjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. “Finalizohet operacioni i koduar “Reagimi”, për vënien në pranga të një shtetasi me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve. Mbrëmë, vodhi me forcë, një shumë parash, në një farmaci, arrestohet pak orë pas krimit, 45-vjeçari. Ai ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se mbrëmë, në farmacinë ku punonte, në lagjen...
Burimi:
syri.net