Thellohet skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’
Burime të sigurta pranë familjarëve të Violand Bracellari po ashtu bëjnë me dije se autori i vrasjes së policit në Maliq, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive. Është e pakonfirmuar në qoftë se Braçellari ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së vet, por ajo çka sigurojnë burimet për gazetaren e Syri, Sidorela Xhomaqi, është se Violand Braçellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori. Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në...
Burimi:
syri.net