Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

Tentuan të vrasin Hysen Mërnicën, Prokuroria e Fierit çon në gjyq babë e bir

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq babë e bir, Ali dhe Afrim Cimili për atentatin ndaj Hysen Mernicës një vit më parë. Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025 në afërsi të fshatit Sulaj, kur Hysen Mërnica po udhëtonte me motor së bashku me të ëmën e tij, Suzana Mërnica kur u qëllua me armë zjarri 9 herë nga autorët, të cilët po lëviznin me dy automjete të ndryshme. Shkak i konfliktit mes familjeve dyshohet të jetë një çështje prone. Afrim Cimili bashkë me të atin kanë vërejtur itinerarin e shënjestrës dhe më pas kanë përgatitur kushtet për ta vrarë. E lënduar mbeti dhe Suzana Mërnica. Njoftimi i Prokurorisë Fier Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.C...