Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij, duke e përplasur me automjet pas një konflikti për motive familjare. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. I riu, i identifikuar si Cuf Behi, banues në Tiranë, kishte shkuar për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në atë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, pas një konflikti të lidhur me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e saj, 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Pas ngjarjes, 28-vjeçari u largua nga vendi, por u lokalizua dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për...