Tentoi të vidhte një banesë teksa ndodhej në arrest shtëpie, vihet në pranga 49-vjeçari në Korçë
Një 49-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, u arrestua nga policia pasi tentoi të vidhte një banesë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas për tentativë për vjedhje në banesën e tij, në fshatin Goskovë, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe drejtonte automjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftim. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për...
Burimi:
javanews.al