Tentoi të grabiste një pikë transfertash parash me armë lodër, arrestohet 23-vjeçari

Tentoi të grabiste një pikë transfertash parash me armë lodër, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat pasi dyshohet se tentoi të grabiste një subjekt për transferta parash në zonën e Shkozës në Tiranë, duke kërcënuar punonjësit me një armë lodër. Sipas policisë, i riu hyri në ambientet e subjektit dhe nën kërcënimin e sendit që dyshohej si armë zjarri, tentoi të merrte një shumë parash. Menjëherë pas ngjarjes është bërë e mundur neutralizimi dhe kapja e autorit K. Y., 23 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës përreth, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e përdorur gjatë tentativës së grabitjes, i cili dyshohet se ishte armë zjarri plastike. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.