Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari
Policia e Tiranës ka goditur një rast të tentativës për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë, duke sekuestruar rreth 46 kilogramë kanabis sativa. Operacioni i koduar “Suitcases”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, çoi në zbulimin e dy valixheve të mbushura me 89 paketime kanabis, në formë xhelatine, me vlerë tregu rreth 250 mijë euro. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë K. Gj., 34 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë A. Gj., 31 vjeçe dhe L. Sh., 40 vjeçe. Policia njofton se hetimet po vijojnë me metoda speciale, për të identifikuar dhe vënë përpara drejtësisë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale....
Burimi:
javanews.al