Tensione në Bulevard, protestuesit çajnë kordonin e policisë

Tensione në Bulevard, protestuesit çajnë kordonin e policisë

Janë regjistruar tensionet e para në protestën e qytetarëve që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kundër projektit për Zvërnecin. Teksa policia ka vendosur një gardh metalik në zonë, disa protestues kanë çarë kordonin e sigurisë, duke krijuar momente tensioni në bulevard. Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur duke hedhur ujë me presion kundër turmës.