‘Telegraph’: Trafikantët shqiptarë ulin çmimet me 90 përqind, me 150 euro kalon Kanalin Anglez

‘Telegraph’: Trafikantët shqiptarë ulin çmimet me 90 përqind, me 150 euro kalon Kanalin Anglez

Nga Charles Hymas, THE TELEGRAPH Bandat kriminale shqiptare po reklamojnë në TikTok kalime të Kanalit Anglez me çmime shumë të ulëta, ku vendet në varkat e vogla ofrohen për vetëm 150 paund. Persona të dyshuar si kontrabandistë njerëzish kanë krijuar llogari në platformën e rrjeteve sociale, të synuara ndaj njerëzve që kërkojnë të udhëtojnë drejt Britanisë me gomone. Ata po ulin çmimet e zakonshme, të cilat kanë qenë mesatarisht nga 1,500 deri në 2,000 paund për person, me rreth 90 për qind. Një reklamë, e parë nga më shumë se 5,700 përdorues të TikTok-ut dhe me titullin “nisje_rrug”, paraqiste një hartë që tregonte udhëtimin nga Sangatte në veri të Francës drejt Doverit. E publikuar më 18 prill, ajo shkruante: “Shqiptarë, kemi udhëtim për në Mbretërinë...