Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia pas një ngjarjeje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Babrrusë, ku i riu akuzohet si autori që ka qëlluar me automatik në drejtim të një servisi celularësh. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të riut dhe pronarit të servisit. Sipas hetimeve dhe provave në vendin e ngjarjes, Policia thekson se dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike drejt biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme. I riu tentoi arratisjen, por u kap rreth 3 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Gjatë kontrolleve të zonës, efektivët gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatike të përdorur në ngjarje,...