Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi mbeti i plagosur me armë zjarri  në zonën e Kamzës. Rrethanat janë ende të paqarta ndërsa autori është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij. Dyshohet se konflikti mes autorit dhe viktimës të ketë nisur për motive banale. ABC News mëson se viktima është Amarilndo Vukaj. Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rendë, e cila i mori jetën 26-vjeçarit.