Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMRAT)
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Vizion Plus mëson se tre persona, Bjorgi Hoxha19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç dhe Renaldo Mance 31 vjeç kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit policor, gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe është arratisur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore. “Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e ngjarjes, në...
Burimi:
vizionplus.tv