Të shtëna me armë pas mesnate në Tepelenë/ Tre persona në spital, autorët në kërkim
Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar pas mesnatës, duke përfunduar me të shtëna në ajër dhe tre persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete tip fuoristradë. Burime bëjnë me dije se fillimisht është qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa më pas konflikti ka degraduar në dhunë fizike. Si pasojë e përplasjes, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me shkopinj bejsbolli. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku, sipas burimeve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
syri.net