Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri dhe dy klientë

Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagoset kamarieri dhe dy klientë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Vullnetari”, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në zonë. Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe dy persona të tjerë. Ai është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe përcaktimin e motiveve.